Hapja e rrugëve të reja në Prizren peng i planeve rregulluese

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë pranuar se kjo komunë nuk ka mundësi të hapë rrugë të reja, shkaku i Planeve rregulluese urbane.

Ky problem, sipas tyre, është evident që prej pasluftës. Në të njëjtën kohë kanë theksuar se nuk do të ndërmarrin veprime për hapjen e rrugëve pa i ndjekur procedurat e shpronësimeve, pasi që një qasje e tillë e Qeverisë së shkuar lokale ka rezultuar me padi të shumta kundër Komunës së Prizrenit.

Drejtori i Urbanizmit në Ekzekutivin e Prizrenit, Fatmir Memaj, ka theksuar se hapja e rrugëve sipas Planit rregullues ka filluar në lagjen “Dardania 2”, ku ka më pak probleme, derisa në pjesët e tjera, sipas tij, ka më shumë telashe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme