Komuna e Prishtinës ndryshon afatet për pagesat e kësteve të tatimit në pronë

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar gjithë qytetarët e Prishtinës për ndryshimin e afateve për pagesat e kësteve të tatimit në pronë.

“Ligji i ri për Tatimin në Pronë, neni 23, paragrafi 1, parasheh “Për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, paguhen me dy këste të barabarta, deri 30 prill dhe 30 shtator të vitit tatimor. Rrjedhimisht, afatet e mëparshme të pagesave, 30 qershor dhe 31 dhjetor të vititi tatimor nuk janë më të vlefshme”, shkruhet në komunikatë.

Përmes komunikatës luten të gjithë qytetarët tatimpagues që të i respektojnë afatet e reja ligjore, në mënyrë që të mos aplikohen kamatat dhe dënimet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi.

Të ngjashme