Komuna e Prishtinës nuk është në dijeni që inspektori i saj u bë për spital

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës nuk është në dijeni se cili inspektor është sulmuar fizikisht dhe është bërë për spital gjatë ditës së djeshme.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zyrtaren për media të Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu mirëpo ajo ka thënë se nuk është në dijeni lidhur me rastin.

Mullafazliuazliu është arsyetuar se është e premte pasdite edhe nuk ka qasje për informatën.

“Nuk kam qasje në informatë, është e premte masdite edhe se di”, ka thënë Mullafazliu.

Ndërsa kur është pyetur nga Gazeta Insajderi sesi Komuna nuk është në dijeni për sulmin ndaj inspektorit Mullafazliu ka thënë se ndoshta edhe ka ndodh.

Ndoshta, nuk po them që jo, mirëpo unë nuk e kam informatën, unë tash duhna me marr vesh”, ka thënë se Mullafazliu.

Ndërsa gjatë ditës së sotme në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një e dyshuar femër për sulm ndaj personit zyrtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme