“Komuna e Prizrenit e dhënë pas luksit, dështoi në projektet kapitale”

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Raportimi i Ekzekutivit të Prizrenit lidhur me realizimin e buxhetit të vitit 2018 ka ngjallur kritikat e këshilltarëve nga radhët e partive opozitare dhe atyre të koalicionit qeverisës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përderisa këta të fundit kanë kërkuar sqarime për realizimin e projekteve dhe subvencioneve, në anën tjetër opozitarët kanë akuzuar qeverisjen lokale për luks të tepruar në shpenzimet për drekat zyrtare, për karburante e mirëmbajtje të veturave, mobilie e pajisje, udhëtime jashtë vendit, etj.

Drejtori i Financave, Ertan Simitçi, ka pranuar se Komuna e Prizrenit “ka pasur shumë probleme lidhur me procesin e realizimit të buxhetit, pasi që ka qenë një mandat i ri, me Ekzekutiv të ri”.

“Kemi pasur disa sfida. Disa projekte të mëdha janë planifikuar me shuma të vogla financiare dhe mosrishikimi i buxhetit vjet nga niveli qendror kanë qenë sfida që ia kanë pamundësuar Komunës së Prizrenit realizimin e plotë të buxhetit”, ka thënë Simitçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme