Komuna nuk përkrah organizimin e nxënësve ferizajas në Brezovicë

Ferizaj | 14 Dhj 2018 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Ferizajt njofton qytetarët ferizajas, veçanërisht mësimdhënësit dhe prindërit se ka marrë paralajmërime dhe shqetësime për organizimin e një udhëtimi të nxënësve, të shtunën, në Brezovicë.

Kjo drejtori njofton se ky organizim nuk është institucional, përkatësisht nuk është organizuar nga institucionet arsimore nën kompetencën e Komunës së Ferizajt, rrjedhimisht është organizim krejtësisht privat.

Përkitazi me këtë Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Arsimit është takuar dhe ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës për këtë organizim, dhe ka ftuar këta të fundit, por edhe organet tjera arsimore dhe prindërit që të marrin masat për të shmangur rreziqet e mundshme.

“Autoritetet lokale nuk bartin përgjegjësi. Andaj kërkojmë vëmendjen nga ana e prindërve për të shmangur çdo pasojë në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Të ngjashme