Kryetari i Suharekës paralajmëron protesta nëse gjendja e rrymës nuk përmirësohet

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka paralajmëruar protestë kundër KEDS për shkak të reduktimeve, siç thotë ai, të tej zgjatura tash e një kohë.

Përmes një njoftimi, ai ka ftuar qytetarët e kësaj ane që të dalin në protestë, duke bllokuar rrugët dhe protestuar në forma paqësore deri në përmirësimin e kësaj gjendje, shkruan Indeksonline

“Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tej zgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme.

Jo vetëm amviseria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë.

Nëse kjo situatë nuk përmirësohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirësimin e kësaj gjendje”, ka shkruar Muharremaj.

Ndryshe duhet cekur se në lidhje me mungesën e energjisë elektrike janë ankuar edhe vet qytetarët e kësaj ane duke thënë se kjo gjë po ndodh zakonisht vikendeve, duke mbetur pa energji elektrike me orë të gjata.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme