Muharremaj takon banorët e fshatit Savrovë, diskutojnë për projektet dhe prioritetet e komunës

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar takim me banorët e fshatit Savrovë lidhur me projektet për vitin 2019-të dhe prioritetet për vitin 2020. Ai tha se diskutimi ishte i frytshëm derisa ka thënë se mirëpret çdo këshillë të qytetarëve lidhur me këto projekte.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Diskutimi publik me banorët e fshatit Savrovë ishte i frytshëm, ku diskutuam mbi projektet e ardhshme të cilat do të jenë brenda kornizave buxhetore.

Jam i gatshëm për secilën këshillë tuajën ngase kështu e argumentojmë suksesin tonë të përbashkët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme