Muharremaj: Nuk do të ketë kompromis për respektimin e ligjit

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka takuar drejtorinë e Inspekcionit të kësaj komune.

Siç ka bërë të ditur Muharremaj, ai ka kërkuar angazhim maksimal dhe asnjë kompromis për ata që e shkelin ligjin.

“Në takimin me Drejtorinë e Inspekcionit kam kërkuar më shumë angazhim, ngase punët në teren e kërkojnë një gjë të tillë. Nuk do të ketë kompromis në asnjë segment për respektimin e ligjit”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme