Ekonomia Online
FUNDIT

Në Kaçanik zgjidhen kryetarët dhe këshillat e fshatrave

Në Kaçanik zgjidhen kryetarët dhe këshillat e fshatrave

Komuna e Kaçanikut ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane, derisa një vendim i tillë është miratuar edhe nga këshilltarët e KK-së në mbledhjen e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”. Zyrtarët komunalë kanë thënë se për dy muaj do t’i përfundojnë zgjedhjet në 33 lokalitete, me arsyetim […]

Komuna e Kaçanikut ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave lokale të fshatrave dhe lagjeve urbane, derisa një vendim i tillë është miratuar edhe nga këshilltarët e KK-së në mbledhjen e fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se për dy muaj do t’i përfundojnë zgjedhjet në 33 lokalitete, me arsyetim se mandati i këshillave të fshatrave ka skaduar disa muaj më parë.

Besim Ilazi, kryetar i Komunës së Kaçanikut, ka thënë se fillimi i këtij procesi është paraparë nga komisioni, i cili është themeluar nga Kuvendi i Komunës me propozimin e ekzekutivit të Komunës.

Të ngjashme