Objekti i shembur është i komunës së Prishtinës, jo Fushë-Kosovës

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës ka reaguar pas raportimeve në medie se është shembur një objekt në komunën e Fushë-Kosovës.

Komuna e Fushë-Kosovës sqaron se objekti nuk është në territorin e saj. “Objekti është i Komunës së Prishtinës”.

“Ky lajm është i pasaktë dhe i pavërtetë dhe është i habitshëm përse nuk verifikohen informacionet dhe të dhënat por ato plasohen në mënyrë të pasaktë dhe të pavërtetë”, theksohet në reagimin për medie.

Një objekti në ndërtim e sipër në Zonën Industriale ndërmjet Prishtinës dhe Fushë-Kosovë, sonte i është shembur një nga pllakat masive mes kateve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 20:30 kea pranuar informatën se në rrugën “Elez Berisha” në zonën industriale në  Fushë-Kosovë, është shembur një pllakë  nga një ndërtesë e cila  është në ndërtim e sipër.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë në Mitrovicë, sot është shembur një pjesë e hotel “Adriatikut”, derisa po renovohej. Një punëtor është zënë nën gërmadha dhe përpjekjet për gjetjen e tij po vazhdojnë qe disa orë.

Të ngjashme