Pas reshjeve, turbullohet uji në kanalin e Ibër Lepencit

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Zonat rurale dhe Komuna e Drenasit do të ndjejnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas KRU “Prishtina” kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit që janë rritur, dhe nga kjo kanë vazhduar rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije.

“Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës me mbi 30 NTU, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi detyruar nga ora 02.00 e mesnatës ( 5 qershor 2019 )  të ndërprejmë trajtimin e ujit në FPU Shkabaj dhe FPU Drenas”.

“Si pasojë e kësaj, disa zona mund të ndjejnë mungesë të furnizimit me ujë, veçanërisht zonat rurale dhe komuna e Drenasit në përgjithësi. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”, thuhet në komunikatën e dërguar nga KRU “Prishtina”.

Të ngjashme