Për 7 dhe 8 Mars, Komuna e Prishtinës mbjellë një milion lule

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e simbolikës së 7 dhe 8 Marsit, Komuna e Prishtinës ka nisur sezonin e mbjelljeve të luleve.

Zona nga e cila ka filluar mbjellja është Sheshi “Nënë Tereza” teksa në ditët në vijim do të vazhdohet me pjesë të tjera të qytetit.

Ky aktivitet është bërë i ditur nga Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës Fatime Hajdari përmes llogarisë së saj në Facebook.

”Nga sot e përgjatë javëve në vazhdim, NPL ”Hortikultura” do të mbjellë një milion lule në qytet. Nisim rigjenerimin e hapësirave nga Sheshi “Nënë Tereza” për të vazhduar gradualisht në zona të tjera”, shkruan ajo.

Krahas mbjelljes së luleve, paralelisht në Komunën e Prishtinës po vazhdon edhe aksioni i mbjelljes së fidanëve të rinjë të cilët e tejkalojnë shifrën e 5000 fidanëve nga shtatë lloje të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme