Rahoveci nënshkruan kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në fushën e sportit

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në prani të drejtoreshës së Kulturës, Rini dhe Sport Bjondina Kleqka kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për  mbështetje në fushën e sportit me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro, me përfaqësuesit të këtyre OJQ-ve.

Nënshkrimi i kontratave ka ardhur pas formimit të komisionit nga ana e kryetarit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Aplikacioneve për Ndarje të Subvencioneve. I njëjti komision ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aplikacionet dhe dokumentacionin përkatës të dërguara nga OJQ-të bazuar në thirrjen publike të datës 08.02.2019, dhe sipas kritereve, Komisioni Vlerësues ka shpallur fitues për Subvencione për këto OJQ: KB Rahoveci 40 000 euro, KF Rahoveci 24 000 euro ,KF Xërxa 4 000 euro, KF Dejni 4 000 euro, KF Bashkimi 4 000 euro, Shkolla e futbollit Rahoveri 1 500 euro Klubi i shahut Rahoveci 1 500 euro, Shoqata e Pedagogëve të kulturës fizike 500 euro, Shoqata e peshkatarëve Amur 800 euro, Shkolla e futbollit Drenoci 800 euro dhe  Auto Moto 900 euro.

Pas nënshkrimit të kontratave, kryetari Latifi i ka uruar për sukseset e tyre në disiplinat ku garojnë duke u thënë poashtu se dëshira jonë është që t’ju mbështesim edhe me më shumë më mjete financiare, por kjo është mundësia buxhetore e buxhetit të komunës së Rahovecit.

Të ngjashme