Ekonomia Online
FUNDIT

Shpërndahen 30 komposterë për 30 shkolla fillore të komunës së Drenasit

Shpërndahen 30 komposterë për 30 shkolla fillore të komunës së Drenasit

Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit – CEDE së bashku me nën kryetarin e komunës së Drenasit Gani Sylaj, Drejtorinë për Arsim dhe Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjente në komunën e Drenasit shpërndanë 30 komposterë për 30 shkolla fillore të komunës së Drenasit. Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Promovimi i kompostimit […]

Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit – CEDE së bashku me nën kryetarin e komunës së Drenasit Gani Sylaj, Drejtorinë për Arsim dhe Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjente në komunën e Drenasit shpërndanë 30 komposterë për 30 shkolla fillore të komunës së Drenasit.

Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Promovimi i kompostimit në shkolla dhe ekonomi familjare”, në kuadër të “Empower – Engage – Build Ownership” i cili zhvillohet në komunën e Drenasit dhe ka filluar zbatimin e tij në nëntor të vitit të kaluar.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është reduktimi i vëllimit të mbeturinave në komunën e Drenasit.

Ndërkohë, qëllimet specifike të projektit janë promovimi i prodhimit të kompostit nga mbeturinat organike dhe nxitja e qytetarëve për të kompostuar në mënyrë që mbeturinat e prodhuara nga ta t’i shndërrojnë në kompost, t’i ripërdorin për kopshtet e tyre me qëllim  të ruajtjes së  mjedisit.

Përfituesit e këtij projekti janë 30 instituconet shkollore të komunës së Drenasit, mësimdhënësit e lëndës së mjedisit jetësor, biologjisë dhe të bujqësisë, 600 nxënës të këtyre shkollave, qytetarët si dhe kompania Pastrimi – njësia në Drenas.

Ky projekt ka për synim Mbrojtjen e Mjedisit dhe nxitjen e Ekonomisë Qarkore, financuar nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, zbatuar nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politikat Zhvillimore (INDEP).

Të ngjashme