Shpresa Shala emërohet drejtoreshë e arsimit në Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Shpresa Shala është emëruar drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Postimi i plotë:

Sot kam emëruar Znj. Shpresa Shala si drejtore të arsimit në Komunën e Prishtinës. Znj. Shala deri më sot ka qenë drejtoreshë e Shkollës “Xhemail Mustafa” në Prishtinë. Në punën e saj ka arritur suksese të jashtëzakonshme, si në zbatimin e kurrikulës ashtu edhe në vendosjen e rregullit në shkollë, si dhe bashkëpunimin me Këshillin e Prindërve. Edhe më me rëndësi, shkolla ka treguar rezultate në suksesin e nxënësve. I urojmë suksese në punën e mëtutjeshme në menaxhimin e arsimit në komunën tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme