Ekonomia Online
FUNDIT

Sokol Bashota me unanimitet rizgjidhet kryetar i PDK-së në Klinë

Sokol Bashota me unanimitet rizgjidhet kryetar i PDK-së në Klinë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor të degës në Klinë. Sokol Bashota është zgjedhur me unanimitet të plotë kryetar i Degës së PDK-së në Klinë. Punimet e Kuvendit zgjedhor në Klinë i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.  “Të gjithë humbësit u bënë bashkë për ta mundur PDK-në në Klinë, […]

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor të degës në Klinë.

Sokol Bashota është zgjedhur me unanimitet të plotë kryetar i Degës së PDK-së në Klinë.

Punimet e Kuvendit zgjedhor në Klinë i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. 

“Të gjithë humbësit u bënë bashkë për ta mundur PDK-në në Klinë, por ne do të dalim edhe më të fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Tahiri, duke bërë thirrje që nga ky kuvend, PDK-ja në Klinë të dalë edhe më e fortë. 

Delegatët e Kuvendit zgjedhor në Klinë po ashtu kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues dhe delegatët për Konventën e Përgjithshme.

Po sot, është mbajtur dhe Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Ferizsj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë dhe për ta zbatuar platformën Dekada e Re. Thuhet në njoftimin e PDK-së.

Të ngjashme