Një grua në Ferizaj hidhet nga kati i gjashtë (Video)

Ferizaj | 25 Pri 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka kërcyer nga një ndërtesë disakatëshe në qytetin e Ferizajt. Dyshohet se gruaja ka tentuar që të kryej vetëvrasje.

Ajo është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese në Ferizaj.

Gruaja është dërguar në spital në Ferizaj me shenja jete.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

“Rreth orës 15:30 minuta në rrethana ende të panjohura një person i gjinisë femërore ka rënë prej katit të gjashtë. Është dërguar në spital në Qendrën Emergjente dhe tani ndihma e parë është duke u përgatitur që ta dërgojë në QKUK në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Ferizaj, Agim Gashi.

Ende nuk dihen arsyet e këtij rasti, që dyshohet të jetë tentim vetëvrasjeje.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes për t’i kryer hetimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme