Ngjarjet e ditës: 30 gusht 2025

  • 10:00

    Bëhen homazhe te pllaka përkujtimore e zyrtarit policor Triumf Riza dhe vendoset gurthemeli për memorialin e policëve të rënë. Merr pjesë Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha. (Lagjja Dardania të Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Në kuadër të shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, organizohen Garat sportive në volejboll.  Merr pjesë drejtori i Përgjithshëm Kolonel Gazmend Hoxha. (Salla sportive ‘Bill Klinton’ – Ferizaj)

     

  • 11:00

    Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Salla e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet testit kualifikues për prokurorë të rinj. (Objekti i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri)

  • 18:00

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë inauguron memorialin “Pema e jetëve”. (Platoja mbi parkingun nëntokësor Sheshit Xhorxh Bush, Prishtinë)

  • 20:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosova (YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve me aksion: lexohen/dëgjohen 1590 emrat e personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. (Sheshi “Nënë Tereza”)

     

Kalendari Arkiv