Ngjarjet e ditës: 05 shtator 2025

  • 09:00

    Zyra e Rregullatorit për Energji mban mbledhje e radhës, në rend dite shqyrtimi i aplikimeve të disa kompanive për licencim për furnizim me rrymë. (Zyret e ZRrE-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00-14:00

    Agjenda e aktiviteteve përcjellëse për shënimin e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës:

     

    09:00–13:00 Aktivitetet e Policisë në Bashkësi me fëmijë dhe të rinj (Sheshi ‘Zahir Pajaziti’ Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    10:00-14:00 Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

    12:15 Ndeshje e volejbollit – Policia e Kosovës me Policinë e Shqipërisë. (Salla Sporteve, Pallati i Rinisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese. Ai dhe nënkryetari Shkëmb Manaj do të mbajnë konferencë për media. (Para objektit të Gjykatës Kushtetuese Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban takimin e 351-të. (Zyra e KGJK)

  • 11:00

    Komuna e Vushtrrisë mban tryezë shkencore, me rastin e 35-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik. (Kalaja e Vushtrrisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Mbahet mesha solemne me rastin e festës së Shën Nënë Terezës. (Katedralja Shën Nënë Tereza) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30 - 13:00

    Agjenda e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Podujevë:

     

    11:30 – Vendoset gurthemeli për Kuzhinën Qendrore, e cila do të bëjë furnizimin me shujta të ngrohta për nxënësit e shkollave fillore dhe fëmijët në çerdhet publike. (Mbrapa Kompleksit Malësia, afër Lumit Llap)

     

    12:00 – Përurimi i çerdhes në Kërpimeh – objekti i vjetër i Shkollës “Hamit Sejdiu”. (Kërpimeh)

     

    13:00 – Përurimi i çerdhes në Orllan. (Brenda objektit të shkollës në Orllan)

  • 14:00

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mban konferencë për media. (Zyrat e OVL-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Bëhet hapja zyrtare e Qendrës për Qëndrim Ditor për Fëmijë “Si te Gjyshja”, një projekt i realizuar me përkushtim nga Fondacioni Drita. (Rruga “Rasim Kiçina” numër 37 Prishtinë)

Kalendari Arkiv