Ngjarjet e ditës: 16 shtator 2025

  • 09:00

    Nis gjykimi fillestar i të dyshuarës serbe për spiunazh Jelena Gjukanoviqi. (Gjykata Themelore e Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 9:00

    James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon dëshminë në Hagë ( Gjykata Speciale) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.

  • 09:20

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, njëkohësisht kryesuese e OSBE-së, Elina Valtonen. (Kabineti i Presidentes)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Prezantimi zyrtar i skemës së granteve për energji të pastër. Merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ministrja MINT-it në detyrë, Rozeta Hajdari dhe ambasadori i Luksemburgut në Prishtinë, Sh.T. Eric Dietz. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mban konferencë për media, prezantohen projektet dhe zhvillimet kryesore për kryeqytetin (Salla e kuqe, Pallati i Rinisë)

  • 10:00

    Organizata EcoKosWomen mban konferencë rajonale në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovën rurale”. (Hotel Emerald, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:45

    Kryesuesja e  OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, në Prishtinë takohet me presidenten Vjosa Osmani, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë. Kryesuesja Valtonen mban konferencë për media. (Selia e Misionit të OSBE-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 12:00

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Universitetet e Kosovës shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë. (Rektorati i UP-së “Hasan Prishtina”)

  • 12:10

    Java Evropiane e Lëvizshmërisë, ceremonia e hapjes. (Rektorati i UP)

  • 13:20-19:30

    Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosjes:

     

    13:20 – Vizitë në Fabrikën e ujit “Shkodra”, (Kamenicë)

     

    13:50 – Vizitë në Fabrikën e kërpudhave “FUNGO FF”, (Kamenicë)

     

    15:30 – Tubim në Roganë, (Kamenicë)

     

    17:00 – Takim me vajza dhe gra, ëmbëltore “Kimi”, (Gjilan)

     

    18:30 – Vizitë në Start Up, (Gjilan)

     

    11:00 – Takim me vajza dhe gra, kafiteria Cosmos, (Ferizaj)

     

    18:00 – Vizitë në Maestro Art, (Gjakovë)

     

    19:30 – Vizitë në Shoqatën e Bjeshkatarëve “Pashtriku”, (Gjakovë)

  • 18:00

    LDK-ja mban tubim në Klinë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, merr pjesë dhe mban fjalim në hapjen e Forumit Rinor të RYCO. (Klan Arena) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës organizon edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025. (Kinemaja ABC, Prishtinë)

  • 18:00

    NISMA Socialdemokrate mban tubim për zgjedhjet lokale në Prizren. (“n”Kej, Shatërvan, Prizren)

     

  • 18:00 - 20:00

    Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës:

    18:00 – Tubim zgjedhor me gra nga Komuna e Gjilanit. E pranishme do të jetë edhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. (Restaurant Bujana, Gjilan)

     

    19:00 – Tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Malishevës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Restaurant Lumi, Malishevë)

     

    20:00 – Tubim zgjedhor me qytetarët e Gllarevës në Komunën e Klinës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Shkolla Dëshmorët e Qëndresës, Gllarevë)

     

Kalendari Arkiv