Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në faqen e EO në facebook.
Banka Qendrore e Kosovës lanson Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbimeve financiare. Marrin pjesë Ahmet Ismaili, guvernator i BQK-së dhe Aivo Orav, ambasador i Zyrës së BE-së (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me IHS organizojnë tryezën e rrumbullakët “Fuqia e këndit të raportimit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini prezanton një nga pikat kryesore të fushatës. (Lagjja Bregu i Diellit, Prishtinë) *** Kjo ngjarje anulohet.
Mbahet promovimi i librit “KOSOVO AT WAR” nga fotoreporteri dhe autori danez Thomas Sjørup. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bodgani”, Prishtinë ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosjes:
12:30 – Vizitë puntorisë Lima Tex, Gjakovë.
13:00 – Takim me gra në fshatin Beguce. (Viti)
17:00 – Tubim në Novosellë. (Pejë)
19:00 – Tubim në fshatin Gërncar. (Prizren)
19:00 – Tubim në Kaçanik të vjetër. (Kaçanik)
Rihapet Poliklinika Stomatologjike pas një renovimi të plotë dhe inventarizimit me pajisje të reja. Merr pjesë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama dhe Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku. (Poliklinika Stomatologjike, afër Pallatit të Rinisë, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet protestë për Auron Ferizin, të riun që u godit nga vetura. (Para stacionit policor dhe gjykatës në Viti)
Zhvillohet java e 7-të e Superligës për femra dhe java e 9-të e Superligës për meshkuj. (Prishtinë)
Shfaqja e dokumentarit “Ia dolëm / We made it”, që pasqyron pjesëmarrjen historike të Kosovës për herë të parë në Lojërat Paralimpike Paris 2024. (Kino ABC, Prishtinë)
Me rastin e edicionit të dytë të “Ditës Botërore të sportit Italian”, shfaqet filmi “Rilindja”. (Kino ABC)
Federata e Basketbollit e Kosovës bën lansimin zyrtar të identitetit të ri “Basketbolli 3.0”. (Hotel Marriot, Prishtinë)
LDK-ja mban tubim në Shtime, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit. (Shtëpia e Kulturës, Shtime) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë mban ceremoninë e hapjes së aktivitetit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”. (Kino Armata, Prishtinë)
Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës:
19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës. (Shkolla “Mihal Grameno”)
20:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Drenasit. (Restorant “Nobel”)