Ngjarjet e ditës: 11 shtator 2025

  • 07:30

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. (Pllaka përkujtimore në oborrin e Qeverisë së Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 09:00

    Presidentja Vjosa Osmani,kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëjnë homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 Shtatorit. (Oborri i Qeverisë/Oborri i Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 09:00-17:00

    Mbahet “Balkan News Truck”. Merr pjesë edhe ambasadori i Francës, Olivier Guérot (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 10:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) mban konferencë përmbyllëse të Javës së Gruas 2025. Marrin pjesë ambasadorja Nancy Soderberg dhe Beate Katja Elsässer, udhëheqëse për Bashkëpunim nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00 - 14:00

    KYC Kosova organizon ekspozitën publike “Qendra Rinore Ideale”. (Sheshi “Nëna Tereza”, pranë MKRS, Prishtinë)

  • 11:00

  • 11:00

    Komuna e Prishtinës përuron muralin kushtuar Vjosa Berishës, themeluese e PriFest. Merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Udhëkryqi i rrugëve Garibaldi dhe Johan V. Hahn, Prishtinë)  ***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 15:00

    Grupi multietnik do të mbajw konferencë për media (Holli pranë sallës së Kryesisë së Kuvendit C-301) ***Mbulohet me kamerë nga EO

  • 19:00

    Inaugurohet sheshi më i ri në kryeqytet, “Rexhep Luci” dhe shpaloset pllaka përkujtimore kushtuar arkitektit të ndjerë Rexhep Luci. (Sheshi “Rexhep Luci”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv