Ngjarjet e ditës: 26 shtator 2025

  • 09:30

    ORCA organizon eventin publikues të Platformës Kombëtare të Rangimit. Prezantohet rangimi i universiteteve publike në Kosovës për nga cilësia. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

     

  • 09:30 - 12:00

    Shënohet Dita e Ndërmjetësimit, Gjykata Supreme e Kosovës organizon panel diskutimi. (Gjykata Supreme e Kosovës, Pallati i Drejtësisë)

     

  • 09:30

    Policia e Kosovës organizon ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Marrin pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë Nuno Queiros, përfaqësues nga Zyra e BE-së dhe ambasadave. (Metal 05 ShPK,  fshati Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Instituti i Historisë “Ali Hadri” mban konferencë shkencore me temën “Transformimet dhe zhvillimi i dendreve urbane në trevat shqiptare gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës”. (Fakulteti Filozofik, Universiteti “Hasan Prishtina”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 10:00

    Shoqata e ish të Burgosurve Politikë organizon tryezë diskutimi me partitë dhe grupet parlamentare me temën “Konstituimi i institucioneve qendrore – zgjidhja e ngërçit politik”. (Selia e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë)

     

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport organizojnë Forumin e sportit “Inteligjenca artificiale në sport si dhe sporti dhe rekreacioni si shtytës i tranzicionit të gjelbër: Rrugë të qëndrueshme për një stil jete të shëndetshme”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:40 - 19:00

    Agjenda e aktiviteteve të Partisë Demokratike të Kosovës:

     

     

    10:40 – Në Prizren përurohen projekte infrastrukturore, bëhet zhvendosja e shtyllës  Transiti i ri. (Prizren, Arbanë)

     

     

    19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Lipjanit. (Fshati Banullë, Salla e sportit)

     

     

    19:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me gratë e Komunës së Gjakovës. (Fshati Gërqinë, restaurant “Dubrovniku”)

     

     

  • 13:20

    Dorëzohet kallëzim penal dhe padi ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. (Prokuroria Speciale, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00 - 19:00

    Agjenda e aktiviteteve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!:

     

    18:00 – Tubim, Kodra Deshmoreve. (Gjilan)

     

    18:00 – Takim në Castel me disa familje/Milloshevë. (Kastrioti)

     

    19:00 – Takim me gra të Lagjes Malesia, Imeri Petrol. (Kamenicë)

  • 19:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektorale në Fushë Kosovë. (Shkolla “Mihal Grameno”)***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 20:00

    Nis edicioni i 36-të i Festivalit “Zambaku i Prizrenit” (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren)

Kalendari Arkiv