Ngjarjet e ditës: 9 korrik 2019

  • 09:00

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton Klinikën e Oftamologjisë, e cila është furnizuar me pajisje të reja diagnostike dhe operative. (Klinika e Oftamologjisë, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë. Pas takimit, do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, i cili do të financohet nga Norvegjia dhe do të kushtoj mbi 2.5 milionë euro. (Kabineti i Kryeparlamentarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Finacave lanson programin për Reforma në Ekonomi 2020-2022. Marrin pjesë ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencë për media me temë: Pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike”. (Zyra e AKB-së, “Tophane”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, do të zhvillojë takim pune me kryetarët e zgjedhur të fshatrave dhe zonave urbane, ku do të diskutohet për mundësitë e bsshkëpunimit. (Salla e Kuvendit të Komunës, Ferizaj)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportet financiare të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave; Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe të Akademisë së Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të kompanive rajonale të ujitjes “Drini i Bardhë” dhe “Hidroregjioni Jugor”, Prizren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizatorët e Festivalit të Filmit të Animuar në Kosovë – Anibar mbajnë konferencë për medie rreth hapjes së edicionit të dhjetë. (Kinemaja “ABC”, Prishtinë)

  • 11:00

    Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Pse është e rëndësishme transparenca e institucioneve dhe sa janë transparente në punën e tyre institucionet e Kosovës?” (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:30

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, inspekton punimet në rrugën Obiliq-Plemetin-Prilluzhë. (Vendtakimi te Objekti i Komunës, Obiliq) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, merr pjesë në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Legjislacion, ku do të diskutohen kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues që lidhen me Ligjin e Pagave. (Kuvendi i Kosovës, salla C405) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Federata e Karatesë e Kosovës mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetarit i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Driton Selmanaj, mban konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, kati III, para sallës C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Shtëpia e Evropës organizon debatin “Biseda inspiruese e BE-së me Arta Istrefi-Jahjan”. (Shtëpia e Evropës, rr. UÇK, Prishtinë)

  • 19:00

    Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me banorët e fshatrave Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët dhe Pataqan i Epërm. (Shkolla Fillore “Liria”, Fortesë, Rahovec)