Ngjarjet e ditës: 6 qershor 2023

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 09:45

    I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimir, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takohen me presidenten Vjosa Osmani. (Zyra e Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në konferencën “Të bashkuar për ndihmë juridike falas”, në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 10:00

    Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e lansimit të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research”, i cili financohet nga Komisioni Evropia, si dhe implementohet nga Kings College London, në partneritet të ngushtë me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Milanos dhe Universitetin e Parmës. (Fakulteti i Mjekësisë)

  • 10:30 - 12:00

    Komuna e Mitrovicës mban këto aktivitetete me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së:

    10:30 – Homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Shipol;

    11:00 – Inaugurimi i punimeve për pllakën përkujtimore tek “Parku Solana”;

    12:00 – Manifestimi qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve në sheshin “Mehë Uka”.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

  • 11:00

    Forumi për Transparencë Parlamentare organizon debatin e radhës me deputetë, me temën “Perspektiva, mirëqenia dhe sfidat e komuniteteve në Kosovë”. (Kuvendi Komunal i Prizrenit)

  • 11:00

    Mbahet konferencën finale e Projektit të EU për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizon ligjëratën e profesor Tomo Virk nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Sllovenisë me temën “Letërsia bashkëkohore sllovene dhe roli i saj. (Salla e Akademisë)

  • 11:30

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022. I ftuar, kryetari i KQZ Kreshnik Radoniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) 

  • 12:00

    Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës. (Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim takohet me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)

  • 13:00

    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq merr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për familjen e Vlada Trajkoviqit si përfitues i radhës pas pas thirrjes publike dhe rezultateve të procesit të aplikimit të subvencioneve. (Fshati Dobrotin, Graçanicë)

Kalendari Arkiv