Ngjarjet e ditës: 29 nëntor 2023

  • 09:00

    Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ministrja e Drejtësisë, Allbulena Haxhiu takon gratë ukrainase dhe afgane. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Internews Kosova publikon raportin “Diskriminimi sistematik në hapësira dhe punësim” – rezultati i monitorimit  në institucione të ndryshme në 10 komuna të Kosovës në lidhje me qasjen në hapësirë dhe respektimin e ligjit. Merr pjesë ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi; Avokati i Popullit, Naim Qelaj, dhe kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (ShPQK) organizon konferencën me temën “Sektori i Prodhimit të qumështit – Gjendja aktuale dhe perspektiva për zhvillim”. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 09:30

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) ***Seanca transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, mbahet  tryezë diskutimi “Zbatimi i politikave kundër braktisjes së arsimit”. Merr pjesë ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Hotel “Garden”, Prishtinë) 

  • 10:00 - 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 64. Pranimi i ofertave do të bëhet duke filluar nga ora 10:00,  ndërsa hapja e ofertave nga ora 12:30. (Hoteli Grand”, Prishtinë) 

  • 10:30 - 20:00

    Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, mbahen këto aktivitete:

     

    10:30 – Përmbyllja e Programit Rajonal “Eliminimi i dhunës ndaj vajzave dhe grave” (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

     

    11:00 – Aktivitet me persona me aftësi të kufizuara (Prishtinë)

     

    14:00 – Townhall në Prishtinë (Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë)

     

    20:00 – Shfaqja “Molly” (Teatri Kombëtar- Prishtinë)

  • 11:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal diskuton në lidhje me kërkesat buxhetore për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me rekomandime për Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:00

    OJQ “Aktiv” mban konferencë për medie, ku do të prezantojë raportin “Shpalosja e sfidave të sigurisë përbrenda komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024. I ftuar ministri MBPZHR-së, Faton Peci. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Të ftuar janë Bordi i AKP-së. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 14:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, marrin pjesë në Lansimin e Programit të Kryerësve të Dhunës. (Amfiteatri i ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni Ad interviston kandidatër për anëtarë të Bordit për Ankesa të  Mediave. (Kuvendi i Kosovës, N204)

  • 14:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) organizon protestë kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. (Hotel “Sirius”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet edicioni i 41-të të festivalit tradicional “Takimet e Poeteshave Shqiptare”. Merr pjesë kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Hapet ekspozita “Traumë në letër”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.  (Manifesta 14’ në Prishtinë)

  • 18:00

    Me rastin e 86-vjetorit të lindjes dhe 66-vjetorin e krijimtarisë artistike të Blerim Luzhaës, bëhet përurimi i Monografisë: “Jeta ime dhe bota e artit”. (Galeria Kombëtare e Kosovës)

  • 19:00

    Qendrën “Libart”, organizon diskutimin me shkrimtarët Vlora Konushevci dhe Arbër Selmani  rreth procesit të shkrimit dhe pikëpamjeve të tyre rreth letërsisë. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

Kalendari Arkiv