Ngjarjet e ditës: 9 dhjetor 2021

  • 09:00

    Një grup i specializantëve do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Para objektit të MSh-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Mbahet Konventa Vjetore Bankare 2021, në organizim të Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK). Konventa e sivjetme ka për temë “Financimi i qëndrueshëm: Standardet mjedisore, sociale dhe qeverisëse për financim të qëndrueshëm në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Lëvizja FOL publikon gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e FOL, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit mbahet ngjarja “Transformimi i prokurimit publik. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, i ngarkuari me punë i Ambasadës së ShBA-së, Nicholas Giaccobbe, drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M prezantojnë raportin e Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare)

  • 10:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) në edicionin e tetë të Javës së të Drejtave të Njeriut mbanë diskutimin “Korrupsioni dhe të drejtat e njeriut”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit. (Salla e Kuvendit të Komunës)

  • 11:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon ekspozitën për Fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, me ç’rast do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. Kjo ekspozitë realizohet për nder të Ditës Kundër Korrupsionit. (Parku Arkeologjik “Lapidariumi”, përballë Muzeut Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Komiteti Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KOK) ndahen premitë për kampionet olimpike të “Tokio 2020”, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, trajnerin Driton Kuka, si dhe të gjithë sportistët e tjerë pjesëmarrës. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) 

  • 11:00

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ia dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, Gjilan)

  • 11:00

    Mbahet konferenca “Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive”. (Shtëpia e BE-së, Prishtinë) 

  • 11:00

    OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit “Aber online” për celularë Android dhe iOS. (Hotel “Ulpiana”, Graçanicë)

  • 11:30

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Instituti D4D mban tryezën me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) në edicionin e tetë të Javës së të Drejtave të Njeriut shfaqë videon “Ndikimi i korrupsionit në të drejtat e njeriut”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 17:00

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) mban darkën e fundvitit me gazetarët e sportit. (Ambientet e stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 19:00

    OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” mban eventin “Le të flasim”. (Kino Armata, Prishtinë)

Kalendari Arkiv