Ngjarjet e ditës: 07 mars 2025

  • 10:00

    Komuna e Lipjanit fillon ndërtimi e Qendrës së re të Kulturës. (Lipjan) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konferenca përmbyllëse “Generation Equality – Uniting Against Gender-Based Violence”, në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Marrin pjesë përfaqësues nga UN Women Kosovo dhe Ambasada e Britanisë në Kosovë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së 45-të të kadetëve, e cila shënon përmbylljen e suksesshme të trajnimit bazik për oficerë korrektues. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Objektit të Ish-Rilindjes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ndan mirënjohje për mësimdhënësit e dalluar me rastin e shënimit të 7marsit Ditën e Mësuesit. (Salla e Kuvendit Komunal, Prishtinë) 

  • 11:00

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për nderë të shënimit të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, organizon ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimit “Shaban Jashari” për mësuesin e vitit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, do të vizitojnë shkollën “Mehmet Gjevori”, e cila mban emrin e pedagogut nga Shqipëria që në vitet ‘40 iu bashkua përpjekjeve për arsimimin e gjeneratave në Kosovë, duke ia kushtuar gjithë jetën arsimit këtu. (Shkolla “Mehmet Gjevori”)

     

  • 11:00

    Për nderë të 7 marsit, Ditës së Mësuesve, Reporting House mban diskutimin për rolin e “Shtëpive-Shkolla” në vitet e ’90-ta në Kosovë. (Reporting House, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Instituti Albanologjik-Prishtinë përuron monografinë shkencore “Shkrimtare shqiptare 1954-1990” të Dr. Meliza Krasniqit. (Salla shkencore e Institutit Albanologjik) 

  • 13:00

    Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës lanson EdTech Studios, që ka për qëllim modernizimin e arsimit në Kosovë dhe përdorimin e teknologjisë më moderne në mësimdhënie. (Fakulteti i Edukimit, UP) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    Mbahet ceremonia e themelimit të Asociacionit të Klubeve Sportive Prishtina, nismë e finalizuar suksesshëm nga klubet e meshkujve dhe femrave të basketbollit, volejbollit, hendbollit dhe futsallit. (Salla e Vogël e Pallatit të Rinisë dhe Sportit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbahet Nata e Zjarreve, traditë që simbolizon dritën e sakrificës dhe flaken e lirisë. (Prekaz) 

Kalendari Arkiv