Ngjarjet e ditës: 10 janar 2022

  • 10:00

    OJQ Qytetarët Aktivë dorëzon kallëzim penal lidhur me degradimin e Monumentit Natyror “Ujëvarat dhe Parku i Mirushës“. (Pallati i Drejtësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. (Kabineti i presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Ndërmarrjen Publike – Telekomi i Kosovës. (Ndërtesa e Telekomit të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe presidentja Vjosa Osmani bëjnë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv