Ngjarjet e ditës: 4 shkurt 2022

  • 10:00

    Mbahet takimi i parë i grupit punues per hartimin e Strategjisë së Turizmit për komunën e Ferizajt. Marrin pjesë kryetari i Komunës, Agim Aliu; kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit (OHT) etj. (Hotel “Rubis”, Ferizaj)

  • 11:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) publikon raportin “Integriteti akademik, publikimi shkencor, dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj”. (Zyret e ORCA-s, rr. “Henrik Bariç”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 13:00

    “Merakli të Biciklave” organizom marsh me biçikleta me rastin e Ditës Botërore të luftës kundër kancerit. (“Sheshi i Lidhjes”, Prizren)

  • 13:00

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejta e Njeriut, Emilija Redžepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi. (Objekti i Komunës së Podujevës)

  • 13:00

    Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, prezanton raportin e punës për vitin 2021. (Gjykata Themelore në Gjilan)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

  • 14:30

    Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit (Hagë)

  • 16:00

    Federata e Paqes Universale e Kosovës dhe Komuna e Rahovecit mbajnë aktivitetin “Promovimi i Parimeve të Federatës së Paqes Universale dhe Zgjedhja e Këshillit të Paqes në Rahovec”. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec)

  • 17:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO

Kalendari Arkiv