Ngjarjet e ditës: 29 janar 2024

  • 09:00

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) do të mbajë mbledhjen e radhës. (Zyrat e ZRrE-së, rr. “Tirana” Prishtinë)

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet live ne Fcebook.

  • 10:00

    Dogana e Kosovës organizon konferencë, ku do të shpalosen lehtësirat e krijuara dhe bashkëbisedohet me komunitetin e biznesit. Marrin pjesë Hekuran Murati, ministër i MFPT-së; Agron Llugaliu, drejtor i Doganës dhe Zef Dedaj, KIESA. (Hotel “Sirius”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier,  do të  marrë pjesë në përurimin e nyjeve qëndrore arsimore në kuadër të RIT Kosovës, të cilat mbështeten nga USAID-i. (Kampusi i RIT Kosova, afër Gërmisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla mban mbledhje. Diskuton rreth buxhetit të komisionit dhe angazhimit të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ)

  • 11:00

    Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë KOSTT protestojnë, të pakënaqur me “rritjen e përshkallëzuar” prej 15% deri 3% të pagave, që e thellon dallimin mes punëtorëve dhe stafit menaxherial. (Para ndërtesës kryesore të KOSTT-it, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me organizatat joqeveritare që e mbështesin punën e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtarë të KPK-së nga radhët e Fakulteteve Juridike; shqyrtimi i Raportit të Avokatit të Popullit etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 14:00

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për medie. (Zyrat e FBK-së, Arbëri)

  • 18:00

    Organizata “Handikos” hap ekspozitën ‘’Buqetë zemrash’’. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

Kalendari Arkiv