Ngjarjet e ditës: 29 prill 2022

  • 10:00

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të afaristëve gjermanë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti GAP mban konferencën për medie, ku do të prezantohet raporti “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”. (Zyrat e GAP, Pejton) 

  • 10:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    OJQ “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Kosovë” organizon tryezën me temën “Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal)

  • 10:00

    Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi mban konferencë për media. Tema: Prezantimi i raportit te performances komunale. Ju mirepresim, Arianiti, keshilltar per media MAPL (Salla e konferencave ne objektin e Qeverise).

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban Konventën e saj programore, me moton “Lidhja për të ardhmen”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, Prishtinë)

  • 11:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, pret në një takim mirëseardhjeje, një grup prej 50 afaristëve gjermanë, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4-ditore në Kosovë. (Salla e Konferencave, MPJD) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen lanson videot dhe fletëpalosjet për Kompleksin Memorial në Gradishë të Rahovecit dhe Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, si pjesë e projektit “Promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të fund shekullit XX – Komplekset Memoriale” të përkrahur nga MKRS-ja. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:15

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, mbajnë konferencën e përbashkët për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:00-21:00

    Në shënim të Ditës Botërore të Vallëzimit në mbahet një ceremoni festive. Baleti Kombëtar i Kosovës mbanë shfaqjen e baletit “Romeo&Zhulieta” (Teatri Kombëtar i Kosovës)

Kalendari Arkiv