Ngjarjet e ditës: 14 mars 2025

  • 10:00

    Mbahet tryeza konsultative mbi Rekomandimet e Paraqitura në Rezolutë për Digjitalizimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Programi për të Drejtat Civile Kosovë (CRP/K). (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Prishtinës mban ceremoninë e themelimit të Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetarë të Kryeqytetit, një nismë e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të reagimit emergjent dhe përfshirjen aktive të komunitetit në sigurimin e Kryeqytetit. (Ndërtesa e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Lansohet ekspozita e Driton Hajredini “Who Killed the Painting?”. (Reporting House)

  • 19:00

    Komuna e Prishtinës ndan çmimet “Laureatët e Sportit” për vitin 2025″. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë)

  • 20:00

    Shfaqet premiera e video performancës “Krenaria Ka Shumë Ngjyra” nga Arlinda Morina – Liki dhe Uresa Ahmeti (Teatri Oda)

Kalendari Arkiv