Ngjarjet e ditës: 5 dhjetor 2021

  • 11:30

    Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit. Marrin pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim në Kosovë. (Galeria Kombëtare, Prishtinë)

     

  • 12:00

    Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet organizon protestën me moton “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv