Ngjarjet e ditës: 8 shtator 2021

  • 09:30

    Mbahet seanca përgatitore ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. (Ndërtesa e ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, mbajnë konferencë për medie. Prezantojnë Rregulloren e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK, e cila njëherazi është ndër të parat që është bërë nga institucionet e vendit. (Zyra qendrore e ATK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të projektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë” me pariticipim. (Parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal)

  • 11:00

    Kryetarja e Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova dhe Administratorja Fidelma Donlon mbajnë konferencë për medie për të folur për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK). (Hotel “North City”, Mitrovicë veriore)

  • 13:30

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Objekti i ministrisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

  • 16:00

    Kryeministri Albin Kurti viziton Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. (IKShPK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv