Ngjarjet e ditës: 5 shkurt 2024

  • 08:00

    Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë. (Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizohet dhurimi vullnetar i gjakut në Ratkoc të Rahovecit. (Shkolla Fillore “4 Dëshmorët, Ratkoc)

  • 11:00

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. Pas takimit, Osmani dhe Pistorius do të mbajnë konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencë për media lidhur me çështjen e pronave të MBPZhR-së. (Zona Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë përballë Eurogomës***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret për vizitë ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, të shoqëruar nga deputetë të Bundestagut. Mediet mund të marrin pamje.  (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Promovohet Monografia e parë dedikuar kancerit të gjirit, një bashkëpunim ndërmjet QKLKGJ JETA/VITA dhe Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, SHOK. (Biblioteka Kombëtare e Kosovë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH). (QNKTSH në Pomozatin)

Kalendari Arkiv