Ngjarjet e ditës: 29 korrik 2022

  • 09:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shqyrton në parim Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe për Shërbimin në FSK. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Vazhdon seanca plenare me pikat e papërfunduara. Në rend dite është votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve, shqyrtimi i Raportit vjetor të KOSTT-it për vitin 2021, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës të FSK-së, Ferizaj)

  • 10:00

    Komuna e Hanit të Elezit organizon Panairin Tradicional i shtati me radhë, ku do të prezantohen produktet nga bujqësia dhe produkte nga bizneset vendore. (Para objektit komunal)

  • 10:00 - 10:30

    Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit në institucione shëndetësore protestojnë para drejtorive të institucioneve ku kryejnë shërbime, për shkak të mospërfshirjes së tyre në vendimin e Qeverisë për pagesën shtesë neto prej 10 për qind të pagës bazë për COVID-19. (Para QKUK-së dhe institucioneve tjera) 

  • 10:00

    Mbahet seanca e dhjetë e bordit të ZRRE-së. (Objekti i ZRrE-së)

  • 10:00

    Mbahet takimi i 218-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK). (Zyrat e KPK-së)

  • 10:00

    Organizata INSID, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit, nis një fushatë për anti-ekstremizëm. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 12:00

    Promovohen dy librat e fundit të autorit Driton Gashi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë)

  • 13:00

    Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit B. Z., i cili ngarkohet për veprën penale “vrasje e rëndë”. (Objekti i gjykatës, salla 1)

  • 16:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj mban takim me mërgimtarët, në kuadër të javës së diasporës. (Shtëpia e Bardhë)

Kalendari Arkiv