Ngjarjet e ditës: 22 dhjetor 2021

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës KGJK dhe me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 10:00

    Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës, organizon Konferencën e III-të Ndërkombëtare Shkencore për Edukim Fizik, Sport dhe Shëndet.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Mitrovicë)

  • 11:00

    Mbahet Komisioni për Integrime Evropiane, raporton Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    KosovaLive në bashkëpunim me Albany Associates dhe British Embassy Prishtina mbajnë konferencën “Metaversi, DeepMediaTek dhe Gratë: Ku qëndrojmë?”. (KosovaLive, Pallati i Shtypit)

  • 11:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për inspektimet, me raport amendamente të Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

  • 12:30

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Performancës i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Mbahet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me marrëveshjen në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për patentat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

  • 14:00

    PSD mban aktivitet simbolik pranë ndërtesës së KEDS-it. (Objekti i KEDS-it, Prishtinë)
    ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komuna e Rahovecit organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare për vitin 2021. (Kuvendi Komunal)

  • 17:00

    Medreseja “Alauddin” shënon 70-vjetorin e themelimit. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Medresesë) 

Kalendari Arkiv