Ngjarjet e ditës: 26 korrik 2023

  • 08:00 - 12:00

    Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Shtimes mban një varg aktivitetesh.

    Agjenda:

    Ora 08:00 – Bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Vajnoc, Belinc, Carralevë, Suharekë, Leçkë dhe Koshare;

    Ora 09:00 – Bëhen homazhe dhe vendosen buqeta me lule te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari, në sheshin e UÇK-së;

    Ora 10:00 – 15:00 – Bëhet dhurimi vullnetar i gjakut, organizuar nga të rinjtë e fshatit Rashincë;

    Ora 11:00 – Mbahet akademi përkujtimore, Shtëpia e Kulturës;

    Ora 12:00 – Bëhet vizitë në Muzeun e qytetit, Sheshi “Ahmet Shtimja”.

  • 09:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bënë homazhe te varri i veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi. (Velani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Banka NLB do të ndajë donacion prej 100 000 € për bamirësi për pesë organizata. Prezent do të jetë menaxhmenti i Bankës dhe 5 organizatat përfituese nga donacioni. (Zyrat qendrore të NLB-së, Rr. “Ukshin Hoti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me shefin e BE-së, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, zëvendësuesin e sekretatit të Ministrisë për Financa, Punë dhe Transfere dhe me OJQ-të e autorizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte vjetore financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, C203) 

  • 13:00

    Komuna e Vushtrrisë shënon 12-vjetorin e vrasjes së Enver Zymberin, pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, i cili humbi jetën në krye të detyrës. (Duboc, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Instituti GAP organizon tryezë diskutimi: “Përfitimet ekonomike nga investimet në efiçiencë të energjisë në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bënë homazhe pranë Lapidarit të zyrtarëve të rënë në kryerje të detyrës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në zbulimin e pllakës së Heroit Enver Zymberi në kampin “Belvedere”-Mitrovicë, me ç’rast zyrtarizohet emri i ri i kampit që do të jetë “Enver Zymberi”. (Kampi “Belvedere”, Mitrovicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Promovohet libri “Anketa intelektuale” e autorit nga mërgata, Isak Guta. (Galeria e Arteve)

  • 18:00

    Instituti Veror i Teach For Kosova  në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës organizojnë diskutim me diasporën: Si mundet Diaspora të mbështesë zhvillimin e arsimit në Kosovë?. (R.I.T Kosova, AUK)

  • 19:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)

  • 19:00

    Komuna e Vushtrrisë, në kuadër të aktiviteteve për diasporën, organizon shfaqjen e një filmi dhe ekspozitë nga Burim Haliti. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv