Ngjarjet e ditës: 27 tetor 2021

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. (Hagë)

  • 09:30

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale zbatimi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës lidhur me luftën kundër kancerit të gjirit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ne Bankën Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë Covid-19 për NVM-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Asociacioni i Psikologëve të Kosovës dhe Terre des hommes – Kosovo Child Protection Hub mbajnë konferencën për perspektivën Psikologjike dhe Sociale mbi Shëndetin Mendor gjatë pandemisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:30

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë: “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: Pesë çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit te projektligjit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:15

    Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur, ku i ftuari i radhës është ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskutohet për zgjidhjen e statusit tё veprimtarëve invalidë/tё plagosur para luftës çlirimtare nё Kosovё. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

     

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë diskuton gjendjen e projektligjeve në procedurë të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:15

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban takim me Drejtorin Rajonal të Save the Children për rajonin e Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore dhe me Zyrën për Qeverisje të Mirë (ZQM). (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

     

  • 13:30

    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dërgon një kërkesë te Avokati i Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani. (Zyrat e Avokatit të Popullit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:30

    KOK organizon aktivitetin “Barazia Gjinore dhe Diversiteti”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe shefi Shtabit, Kujtim Gashi, mbajnë koneferencë për medie. (Zyret e PDK-së, Prizren)

Kalendari Arkiv