Ngjarjet e ditës: 20 maj 2024

  • 09:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia marrin pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë. (Klinika Onkologjike, QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim Ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani pret në takim Zv. Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick. (Kabineti i Presidencës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet libri “Salih Heta-sportisti që e meritoi epitetin e më të mirit në shekullin XX”, të autorit Zeqir Bekolli. (Instituti Albanologjik, Prishtinë)

  • 14:00

    Grupi Parlamentar i LDK-së, mban tryezë për informimin e publikut lidhur me temën: “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Në kuadër të takimeve kulturore “Pena e Dritës” do të shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi” – Prishtinë, në ditëlindjen e Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribuues i madh i arsimit shqip në Kosovë. (Qendra “BogdaniPolis”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv