Ngjarjet e ditës: 10 nëntor 2023

  • 09:00

    Komisioni i Pavarur i Mediave mbanë mbledhjen e radhës. (Zyrat e KPM-së, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën me temën “Zbatimi i Agjendës së Gjelbër – Kosova tri vjet pas Samitit të Sofjes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja transmetohet “live” nga EO.

     

  • 10:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) mbajnë ceremoninë për publikimin e Programit për Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Menza “Ramiz Sadiku”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    INPO publikon raportin me titull “(Mos) Planifikimi i Prokurimit”. (Hotel Opera, rr. “Fehmi Agani”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Qeveria e Kosovës mban takim konsultativ: Angazhimi i Kosovës drejt integrimit evropian nga perspektiva gjinore. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit organizon takim informues lidhur me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave me temën “Bashkëpunimi i asambleve komunale në Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave”. (Kuvendi Komunal, Lipjan)

  • 10:00

    Roma Versitas Kosova mban konferencën përmbyllëse në kuadër të Projektit “Fuqizimi i Nxënësve të Shkollës së Mesme Përmes Mentorimit”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) mban tryezën shkencore “Ndotja e mjedisit nga materialet plastike dhe substancat organike rezistente dhe metodat e trajtimit”. (AShAK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë së bashku me Komunën e Prizrenit shënojnë përfundimin e fushatës sensibilizuese “E Du Pz”. (Shtëpia e Shani Efendisë, Prizren)

  • 18:30

    Kampioni Botëror i Muay Thai, Luan Rudaj dhe kundërshtari i tij, Raeisi bëjnë matjen e peshës zyrtare në prag të meçit për titullin e kampionit të botës. (Restorant “Mani Premium”, Malishevë)

Kalendari Arkiv