Ngjarjet e ditës: 24 qershor 2022

  • 10:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) mban konferencë, ku do të lansohet punimi “Ide për diskutim: Sugjerime për Strategjinë e ardhshme të Punësimit”. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit. organizojnë tryezën e përbashkët “Ujërat, e drejtë e njeriut – mbikëqyrja dhe llogaridhënia”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”. (Hekurudha në Fushë Kosovë)

  • 10:00

    Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së bashku me Institutin EdGuard organizojnë diskutimin publik për Projektligjin për Tekste Shkollore. Në takim do të jetë prezentë edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Objekti i MASHTI-t, kati i 4-të) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet konsultim publik për projektbuxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2023. (Salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal të Rahovecit)

  • 10:30

    Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së pestë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Të pranishëm: ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Salla e kuqe ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike, Vushtrri)

  • 10:45

    Nënshkruhet marrëveshja tripalëshe në mes të DE të MFK-së, përfaqësuesve të Shoqatave të banorëve të Soliterëve dhe KE të NPB-së, për Projektin e Renovimit të Soliterëve. ( Selia qendrore e Millenium Foundation Kosovo) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Marakli t’Biciklave marshojnë kundër mosliberalizimit të vizave për Kosovën. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204) ***Kjo ngjarje anulohet 

  • 12:00

    Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë mban konferencë për media lidhur me hapjen e kongresit “Nisma e Eksperteve shqiptar ne Emigracion për Rikthmin e TRURIT”, merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi. (Swis Diamond-Prishtinë)

  • 13:00

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) shqyrton kërkesën për dhënie të licencës për Furnizim me Energji Elektrike për “Drustvo Elektrosever”. (Zyrat e ZRrE-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate do të mbajë aktivitet (Pranë objektit të “Newborn”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv