Mbahet takimi ndërmjet delegacionit amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Mbahet takimi ndërmjet delegacionit amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Mbahet ceremonia e pranim/dorëzimit të kamionëve të rinj për mbledhjen dhe bartjen e mbeturinave në regjionin e Ferizajt, donacion nga Qeveria e Japonisë. Të pranishëm i Japonisë, Akira Mizutani, ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu. (Sheshi para Komunës së Ferizajt)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes shqyrton amendamentet për Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, N225) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe IERLS organizojnë tryezën shkencore “Pandemia COVID-19, masat e qeverisë në përgjigje të pandemisë dhe efekti i saj në ekonomi”. (Ndërtesa e Rektoratit UHZ, Pejë)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës – AKRK. (Kuvendi i Kosovës, N10)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës. Të ftuar: rektori i UP-së Naser Sahiti dhe u.d. sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie. (Zyra Kombëtare e Auditimit, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Kolegji UBT nënshkruan marrëveshje me universitete nga shteti i Iowas, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa, për bashkëpunim në fushën e edukimit, shkencës dhe arsimit. (Kampusi i UBT-së, Lipjan)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut prezanton Draft-ligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jashari, i angazhuar nga UN Women. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N204)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së, Eliza Hoxha, me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO
Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me “University of Northern Iowa” për studime të dyfishta. (Kampusi i Kolegjit Universum, Prishtinë)
Prokurori në rastin Gucati-Haradinaj, mban konferencë para apelit. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “LIVE” në faqen e Ekonomia Online.
Drejtoria e Administratës në Komunën e Prishtinës, bënë rihapjen e Bashkësisë Lokale në lagjen “Tophane”, e cila që një periudhë të gjatë ka qenë jashtë funksionit. (Lagjja “Tophane”, përballë SHMFU “Meto Bajraktari”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO