Me rastin e Ditës së Pranverës, do të fillojë mbjellja e luleve dhe fidanëve nga Drejtoria e Parqeve të Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me NP “Hortikultura” (Parku i ri në Dardani, Prishtinë)
Me rastin e Ditës së Pranverës, do të fillojë mbjellja e luleve dhe fidanëve nga Drejtoria e Parqeve të Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me NP “Hortikultura” (Parku i ri në Dardani, Prishtinë)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të Kryeministrit, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave lidhur me përgatitjen dhe nxjerrjen e akteve nënligjore sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës organizon hapjen e “Javës së Arkivit të Hapur”. Nga 21 deri më 25 mars, qytetarët mund të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë. (AShAK, Rr. “Arbnor e Astrit Dehari”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutim për raportin e shkurtër “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin? – Si dështoi Ministria e Shëndetësisë për të siguruar Remdesivirin për pacientët e prekur me Covid-19?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, dhe drejtori i Përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi. (Komuna e Prishtinës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në Futboll, Alain Giresse, mban konferencë shtypi para grumbullimit për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me FAO-n, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. (Parku Nacional në Blinajë të Lipjanit)
Komisioni “Ad hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK), me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, ekspozon produktet e punuara nga anëtarët me sindromë, siç janë kartolinat, mjalti, qirinjë, çanta, fotografi etj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, mban konferencë për medie, në lidhje me 100 ditët e qeverisjes komunale. (Zyrat e LDK-së, Gjilan)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me Drejtoreshën e Parqeve, Donika Çeta, si dhe nxënës e mësimdhënës të shkollës fillore të mesme “Dardania” i bashkohen aksionit të mbjelljes së luleve dhe fidanëve. (Parku i ri në Dardani) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Promovohet romani “Nëpunësi i Kuvendit” i autorit Fehmi Pireva. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren greke, Chryssoula Aliferi. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Platforma e verifikimit të fakteve hibrid.info në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, publikojnë raportin me temën “Lufta në Ukrainë: Propaganda dhe Dezinformimi”. (Salla “Idriz Ajeti”, kati II, Fakulteti i Filologjisë UP)
Mbahet marsh për nderë të Ditës Botërore të Sindromës Down me moton “Ec me këpucët e mia”. Merr pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Marshohet nga ndërtesa e Kuvendit deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton shkollën fillore dhe të mesme të ulët, “Xhemail Mustafa”, ku në orën e parë mësimore do të flitet për Sindromën Down. (ShFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Organizata ETEA dhe Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi me shkollat përfituese të projektit “Biblioterapia”. (Zyret e ETEA-s, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”)
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, shfaqet dokumentari “Run for Sharr”. Pas shfaqjes së dokumentarit pason një debat për çështje mjedisore me panelistë. (Doku Kino, Prizren)
Shtëpia filmike “Click Production” shfaq premierën e filmit të metrazhit të shkurtër artistik “Sharing” – me rastin e 21 Marsit – Ditës Botërore të Sindromës Down. (Kino “Armata”, Prishtinë)