Ngjarjet e ditës: 11 maj 2022

  • 08:30

    Punëtorët e KEDS/KESCO fillojnë grevën me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë 100 euro. (Ndërtesa e KEDS/KESCO) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) do të mbajë mbledhjen e 287-të. (Zyrat e KGJK-së, rr. “Luan Haradinaj”, Prishtinë)

  • 09:00

    Takim ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me sloganin “Saranda në Prishtinë”. Të pranishëm janë kryetari i Bashkisë në Sarandë, Adrian Gurma; ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi; kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj. (Objekti i OEK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Qendra Inovative e Kosovës (ICK) dhe UNDP organizojnë Panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up. (Zyrat e ICK-së, Rr. “Rexhep Mala”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje; diskuton rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 10:15

    Paraqitja e radhës e Sali Mustafës. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të Ekonomia Online.

  • 10:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YiHR KS) prezanton “Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, takon të rinjtë e Prizrenit, me të cilët do të bisedojë rreth rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së, mundësive të të rinjve në Kosovë dhe BE, energjinë e gjelbër dhe transformimin digjital etj. (Kino “Lumbardhi”, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Departamenti i Infermierisë mban tryezën me temën “Infermieria nje zë që udhëheq”. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

  • 11:00

    Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim” zhvillon një aksion simbolik, në shenjë pakënaqësie për mosvazhdimin e punimeve në objektin e ri të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë. (Para objektit të Fakultetit të Bujqësisë)

     

  • 11:00

    OSBE, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, organizon ngjarjen përmbyllëse të ciklit të parë pilotues të programit “Transmetuesit e Paqes”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:45

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) realizon aksion simbolik me ç’rast do të shpaloset mungesa e strategjive kombëtare për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës. (Para objektit të Qeverisë)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës me pikat e papërfunduara, nga seancat e mbajtur më 14, 19 dhe 29 prill dhe 5 maj 2022. Në rend dite janë ratifikimi i 4 marrëveshjeve ndërkombëtare; shqyrtimi i 4 projektligjeve; debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend; debat parlamentar për punën e Qeverisë etj. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhje. Në rend dite janë raportimi i ministrit Liburn Aliu dhe shqyrtimi i tri projektligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja është anuluar.

  • 15:30

    Bëhet inaugurimi i “Parkut Japonez” të ndërtuar nga Qendra për Zhvillime Humane dhe përkrahur nga Japan Tobacco International (JTI). Marrin pjesë i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke  Yamanaka, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, rektori i UP-së, Naser Sahiti etj.  (Pas ndërtesës së Rektoratit të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, organizojnë promovimin e turizmit të Sarandës. (Salla e Kuqe, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë) 

  • 19:00

    Hapet Festivali Kombëtar i Folklorit “Anadrinia Jehon” 2022. (Fshati Dejnë, Rahovec)

Kalendari Arkiv