Ngjarjet e ditës: 03 korrik 2024

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Instituti Riinvest organizon tryezë diskutimi me temën: “Përfshirja e elementeve të Agjendës së gjelbër, digjitalizimit, hulumtimit dhe inovacionit në programe studimore në Institucionet e Arsimit të Lartë-IAL në Kosovë”. (Hotel “Sirius” kati i 8-të, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, organizon tryezë me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës mban mbledhje komemorative në respekt të veprës së shkrimtarit, Ismail Kadare. (Ambientet e AShAK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, marrin pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare. (Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë) 

  • 11:30

    Në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor “Festojmë ngjashmëritë tona”, VoRAE mban diskutimin me temën “Rëndësia e themelimit dhe përforcimit të identitetit kulturor, historisë dhe trashëgimisë kulturore”. Marrin pjesë deputetja Eliza Hoxha dhe zv.ministri i MKRS-së, Sylejman Elshani. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    VoRAE mban diskutimin me temën “Rëndësia e përfshirjes së kulturës dhe historisë së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në shoqërinë kosovare”. Marrin pjesë dhe deputetët Erxhan Galushi  e Fridon Lala etj. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv