Ngjarjet e ditës: 23 janar 2024

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale në Hagë) ***Ngjarja transmetohet live në Fcebook. 

     

  • 09:30

    Parlamenti Studentor organizon një aksion simbolik para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. (Rektorati i UP-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, miraton Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton raportin përfundimtar për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zv.kryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, merr pjesë në takimin inaugurues të Forumit për Komunitetet jo-shumicë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskuton rreth angazhimit të eksperteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, miraton raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton disa projektligje dhe nisma legjislative. Në rend dite është Nisma legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 13:00

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Izet Sadiku, do të njoftojnë drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Gazmend Hoxha, për të gjitha shërbimet që jepen falas në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në Prishtinë për të gjithë pjesëtarët e Policisë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Marcel Melis nga Swean Melis Fund do të vizitojë Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku do të prezantojë para anëtarëve të Odës fondin e tij investiv. (Objekti i OEK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:30

    Në kuadër të Kosova Business Forum (KBF), me temë “Prishtina 2030 – Udhëheqja drejt kryeqytetit të së ardhmes”, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pret të pranishmit. (Hotel Emerald, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv