Ngjarjet e ditës: 24 mars 2022

  • 09:30

    Koalicioni i OJQ-ve, FOL, IKD dhe GLPS, prezantojnë raportin me titull “Integriteti i procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit (Raport i monitorimit dhe vlerësimit të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit)”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 9:30

    Dëshmitari Brahim Mehmetaj jep dëshminë e tij në rastin ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 09:45

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, bëjnë homazhe te busti i ish-Sekretares së SHBA-së, Madeleine Albright. (Sheshi “Madeleine Albright”, afër monumentit “Newborn”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi i Grave Deputete bën homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright. (Sheshi “Madeleine Albright”, afër monumentit “Newborn”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast do të bëjë publikimin e Raportit mbi Monitorimin e Publikimit të Aktgjykimeve (janar – dhjetor 2021). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan bëhen homazhe në nderim të “Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë. (Gllogjan, Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 10:00

    OJQ “Avonet” organizon “Kafen e Miqësisë dhe Falënderimeve”, për nder të 24 marsit – Ditës së bombardimeve ndaj forcave serbe. Me këtë rast do të ndahet mirënjohje për kontingjentin amerikan të KFOR-it. (“The Village Shopping & Fun”, Ferizaj)

  • 10:00

    Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) organizon konferencën me temë “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Emerald”)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të veçantë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) publikon raportin “Raport i monitorimit të Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave (NARIC KOSOVA) 3”. (Zyrat e ORCA-s, afër Gjimnazit “Sami Frashëri”) 

  • 11:00

    Bëhet prezantimi i përzgjedhëses së Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. (Hotel “Emerald”)

  • 12:00

    Mbahet manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit’’. (Gllogjan, Deçan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Promovohet libri “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999” i autorëve Nusret Pllana e Agim Aliçkaj. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregullt plenare. Në rend dite janë: Debat parlamentar për politikën e jashtme; Shqyrtimi i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit; Shqyrtimi i Projektligjit për Pronën Publike; Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)

  • 14:00

    Kombëtarja e Kosovës në Futboll U21 mban stërvitje. (Kampi Nacional, Hajvali)

  • 14:30

    Mbahet konferencë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 18:00

    Luhet ndeshja miqësore Kosovë-Burkina Faso. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

     

Kalendari Arkiv