Ngjarjet e ditës: 3 dhjetor 2023

  • 09:30

    Mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, dhe dy të dyshuarve të tjerë. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon një aksion simbolik para seancës gjyqësore për vrasjen e Liridona Murselit. (Para Pallatit të Drejtësisë. Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Zbulohet murali me figurën e Faruk Kukajt, qytetarit me aftësi të kufizuara, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. (Objekti i Fakultetit të Muzikës, rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë)

  • 11:45

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Sportit, Granit Rugova, do të marrin pjesë në hapjen e turnirit memorial të futbollit “Rama-Domi” në nderë të futbollistëve ikonikë të klubit të futbollit “Prishtina”, Fevzi Rama dhe Faton Domi. (Stadiumi “Flamurtari”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv